Lajm i mirë për të moshuarit, rritet pensioni për 5.9 përqind
Nga 1 janari 2021, pensionet do të rriten me 5.9 përqind, bazuar në formulën zvicerane, njoftoi Ministri i Financave, Sinisha Mali, në një konferencë për shtyp pas mbledhjes të Këshillit Ekonomik dhe Social.
“Në mënyrën e duhur, ne arritëm të mbrojmë standardin e pensionistëve në këtë krizë. Ne kemi treguar edhe një herë se sa vëmendje u kushtojmë qytetarëve më të vjetër” tha Mali.
Praktikisht, nga 2021, në vend të 10,000 dinarëve të pensionit, pensionistët do të marrin rreth 600 dinarë më shumë, ndërsa ata me të ardhurat më të larta (mbi 100,000) do të kenë një rritje prej të paktën 6,300 dinarë.
Pensionistët, qe kane të ardhurat mujore 35,000 dinarë do të kenë një rritje prej rreth 2,100 dinarë, dhe ata me pensione prej 50,000 dinarë një rritje prej 3,000.
Pensionet do të rriten vitin e ardhshëm sipas modelit të dakorduar – formula zvicerane, e cila nënkupton rregullimin e të ardhurave të qytetarëve tanë më të vjetër me 50 përqind inflacion dhe 50 përqind rritje në pagat mesatare.
Nga 2022, Qeveria shpalli një model të ri që do të mundësonte një rritje më të madhe. Qëllimi, siç kanë njoftuar vazhdimisht nga Nemanjina 11, është që pensioni mesatar të arrijë nivelin e 400 eurove në 2025. Në lidhje me pensionin aktual, kjo do të ishte një rritje prej rreth 170 euro.