Lajme

Shtabi i krizave mori vendimet, masat e reja futen nga e Premtja

Pas seancës së Shtabit të Krizave, ekspertët i drejtohen publikut me informacionin më të fundit mbi hapat që janë ndërmarrë për të parandaluar Kovid-19.

Në seancën e mbajtur sot, Shtabi i Krizave për luftën kundër virusit korona diskutoi futjen e vetë-izolimit të detyrueshëm për të gjithë qytetarët tanë që kthehen nga Mali i Zi dhe Kroacia. Dr. Darija Kisić tha që nga e Premtja në ora 18:00 pasdite, do të vendoset mbikëqyrja për të gjithë pasagjerët që hyjnë nga vendet me incidencë të lartë të sëmundjes.

Dr. Darija Kisić deklaroi se Mali i Zi renditet i treti në rajon për sa i përket shpeshtësisë së sëmundjeve, dhe siç theksoi ajo, kjo është e rëndësishme sepse një numër i madh i qytetarëve janë në atë vend.

Sipas të dhënave të fundit, 1,028,058 njerëz u testuan për virusin korona në Serbi, ndërsa numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara është 32,408.

Para seancës, prof. Dr. Darija Kisić Tepavčević, Zëvendës Drejtor i Institutit të Shëndetit Publik të Serbisë “Dr. Milan Jovanović Batut”.

Ne kemi pasur një rënie në muajin gusht, por disa lëvizje si ato te dites se djeshme tregojnë se situata mund të ndryshojë shpejt. Rritja rekord u regjistrua në 23 vende në Evropë javën e kaluar, duke përfshirë të gjitha vendet përreth. Ne jemi në një situatë të pafavorshme për shkak të vendeve përreth, virusi mund të përhapet, duhet një kujdes i madh – tha Dr. Daria.

Related Articles

Back to top button