Stafi i krizave i bën thirrje qytetarëve që gjinden në këto tre shtete të kthehen deri të Premten në orën 18:00, pastaj…
Shtabi i Krizave ka marrë një vendim që të gjithë shtetasit e Serbisë, të cilët po qëndrojnë në Mal të Zi, Kroaci dhe Bosnjë dhe Hercegovinë, duhet të kthehen në vend deri të Premten në orën 18:00 pasdite.
“Ne u bëjmë apel të gjithë qytetarëve që të kthehen në vendin e tyre deri në fund të kësaj jave, sepse pas kësaj do të kemi një regjim të ndryshëm për të gjithë që hyjnë në vendin tonë,” tha Dr. Darija Kisić Tepavčević, anëtare e Shtabit të Krizave për luftën kundër koronavirusit.
“Ajo që është shumë e rëndësishme është që të gjitha vendet në rajon regjistruan një rritje te te infektuarve. Mali i Zi është në vendin e tretë, Kroacia dhe Bosnja dhe Hercegovina janë në atë listë. Situata jonë është shumë më e favorshme. Me këtë rast, ne u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve tanë të cilët janë në këto vende që të kthehen në Serbi deri të Premten. Nga e Premtja në ora 18:00 pasdite futet mbikëqyrja për të gjithë pasagjerët që hyjnë nga këto vende për të zvogëluar rrezikun. Ne apelojmë që të gjithë qytetarët të kthehen në vendin e tyre, sepse pas kësaj ne do të të kemi një regjim tjetër ”, theksoi Dr. Kisić Tepavčević.
“Nga e premtja ne kemi marrur vendim qe të gjithë udhetaret që hyjnë në vendin tonë nga vendet me rrezik do te nenshtrohen kontrolles se epidemiologut ose mjekut te tyre,” tha ajo, duke shtuar se kontrolla do të zgjasë për 10 ditë.
Ajo gjithashtu tha se rekomandimet e reja të të gjitha organizatave kryesore shëndetësore eshte futja ne karantine prej 10 ditëve pas kthimit nga një vend ku situata epidemiologjike është e pafavorshme.
“Nuk do të bëhet fjalë për karantinë dhe vetë-izolim, por për mbikëqyrje, e cila do të përfshijë disa masa dhe aktivitete në mënyrë që të zvogëlohet transmetimi i virusit dhe importi i rasteve nga jashtë,” tha ajo.