Promovohet libri “Presheva, historia-politike” i autorit Mr. Reshat Neziri
Në sallën e madhe të Shtëpisë së Kulturës “Abdulla Krashnica” është shënuar dita e bibliotekës ” Mehmet Jusufi”.
Dita e bibliotekës u përzgjodh për organizimin e ekspozitës së piktores Luljeta Saqipi. Gjithashtu po në këtë event u nderua edhe punëtori shumëvjeçar i bibliotekës Felah Kurtishi i cili u përcoll për pensionimin e merituar.
Më pas shënimi i ditës së bibliotekës u kurorzua me ngjarjen kryesore ku drejtori i këti institucioni dhe autori Magjistër Reshat Neziri promovoi librin e ti “Presheva, historia-politike”. Në fjalën përshëndetëse të autorit Neziri tha se libri në mënyrë të detajuar pasqyron aspektin politik të Luginës së Preshevës deri në ditët e sotme. Libri “Presheva, historia-politike” nga të pranishmit dhe artdashësit prezent u vlersua lartë.
Në fund, për të pranishmit u dha një program artistik me recitime dhe këngë popullore.