Lajme
Shtatë autobusa me refugjatë sillen në kampin e Preshevës
Në aksionin e përbashkët në Qytetin e Somborit, Komisariatit për Migrim dhe Policia e Somborit, këtë mëngjes në Sombor, u krye një aksion i zhvendosjes së rreth 300 migrantëve nga Siria, Pakistan, të cilët nuk kanë qenë të regjistruar.
Migrantët ishin të vendosur në mënyrë të paligjshme në një park pranë Qendrës së Pritjes në Shikar, në periferi të Somborit.
Ata kishin qendruar në vagonë të braktisur të trenit.
Ata u transportuan me shtatë autobusë në Qendrën e Pritjes për Migrantët në Preshevë.