Në Kosovë largohet kufizimi i lëvizjes, nga sonte lejohet qarkullimi edhe pas orës 22:30
Pas gati dy muajve të kufizimit të lirisë së lëvizjes për qytetarët e Kosovës nga ora 22:30 deri në ora 5:00 të mëngjesit, Qeveria e Kosovës e ka hequr sonte këtë kufizimin, shkruan Reporteri.net.
Deri më sonte qytetarët janë detyruar që në 0ra 22:30 të mbyllen në shtëpitë e tyre përndryshe mund të gjobiteshin deri në 600 euro nga Policia.
Nga data 28 korrik 2020, duke filluar nga ora 22:30 deri në orën 05:00, ishte i ndaliar qarkullimi i personave fizik jashtë shtëpive/banesave të tyre në Komunat: Prishtinë, Prizren, Pejë, Podujevë, Gjakovë, Ferizaj, Lipjan, Drenas, Vushtrri, Mitrovicë e jugut, Gjilan, Fushë Kosovë dhe Shtërpcë, vetëm në rast lëvizje urgjente.
Gjithashtu Qeveria ka lejuar edhe kafiteritë që të punojnë deri në ora 23: 30. Në mbledhjen sotme të 35-tën me radhë Qeveria ka liruar një sërë masash të cilat ishin ndërmarrë në luftën kundër COVID-19.