Lajme

Qytetarët e Luginës së Preshevës bëhen me zyrë për asistencë në Qeverinë e Kosovës

Qeveria e Kosovës morri vendim që në kuadër të zyrës së kryeministrit të funksionojë Zyra për ofrim të asistencës për qytetarët e Luginës së Preshevës.

Shumë i lumtur që qytetarët e Luginës së Preshevës do të kenë “Zyrë për ofrimin e asistencës për qytetarët e Luginës së Preshevës” në kuadër të Zyrës së Kryeministrit. Kjo qytetarëve atje do t’iu krijojë kushte dhe lehtësira për jetesë, duke siguruar qasje më të mirë në arsim, shëndetësi e në aktivitete tjera të rëndësishme për ta. Po ashtu hap i rëndësishëm është edhe Marrëveshja e Ministrisë së Jashtme të Kosovës dhe asaj të Shqipërisë për krijimin e Fondit të Përbashkët për Mbështetje të Luginës së Preshevës, që tregon seriozitetin e shtetit të Kosovës për Preshevën. Çdo ndihmë që vjen nga Kosova e Shqipëria për Luginën e Preshevës forcon pozicionin e shqiptarëve atje. See Less

Related Articles

Back to top button