Liderët e Luginës takohen me Kryeministrin Hoti, njoftohen për zyren e Luginës në Kosovë
Nënkryetari i komunës së Preshevës Veli Mustafa përfaqësoi sot komunën e Preshevës në takimin me kryeministrin e Republikës së Kosovës Abdulla Hoti.
Hapja e zyrës në qeverinë e Republikës së Kosovës për qytetarët e luginës së Preshevës është hap i rëndësishëm për të adresuar shqetësimet, nevojat dhe kërkesat tona ndaj qeverisë Kosovare.
Gjithashtu qysh para dy viteve bashkarisht me hapjen e zyrës kemi kërkuar edhe themelimin e fondit kombëtar të Solidaritetit për luginën e Preshevës.
Pas hapjes së zyrës hap i rëndësishëm është edhe marrëveshja e Ministrive të Punëve të Jashtme të Rep së Kosovës dhe Shqipërisë për fondin kombëtar.
Faleminderojmë kryeministrin Hoti për takimin dhe koordinimin tonë të përbashkët për hapjen e zyrës duke shpresuar se ky është hapi i parë për koordinim të politikave tona të përbashkëta për Luginën e Preshevës.