Shtetasit e Serbisë edhe pas 1 tetorit nuk do të mund të udhëtojnë në Evropë
Qytetarët e Serbisë nuk do të jenë në gjendje të udhëtojnë lirshëm në vendet e Bashkimit Evropian nga 1 tetori, u vendos sot në Bruksel.
Megjithëse, sipas të dhënave zyrtare, Serbia ka më pak se 14 persona të infektuar me virus për 100,000 banorë, institucionet kompetente të BE-së nuk e kanë zgjeruar listën e gjelbër të vendeve të treta që mund të hyjnë në Bashkimin Evropian pa kufizime.
Shtetet anëtare të BE nuk e ndryshuan listën e vendeve të treta për të cilat nuk zbatohen kufizimet për te udhetuar ne BE, kështu që kufizimet për udhëtimin e shtetasve serbë do të vazhdojnë të zbatohen në gjysmën e parë të tetorit.
Lista e 11 vendeve nuk ka ndryshuar që nga gushti, dhe Brukseli vëren se kjo është për shkak të situatës së paqëndrueshme epidemiologjike në Ballkanin Perëndimor, BE dhe botë.
Aktualisht, shtetasit e Australisë, Kanadasë, Gjeorgjisë, Japonisë, Zelandës së Re, Ruandës, Koresë së Jugut, Tajlandës, Tunizisë, Uruguajit dhe Kinës kanë “dritën jeshile” për të hyrë në BE.