Lajme
Covid 19, Merkel jep paralajmërmimin e frikshëm
Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka njoftuar në lidhje me masat e reja kufizuese që synojnë të parandalojnë rritjen e numrit të rasteve në vend.
Gjatë një konferencë për media, ajo paralajmëroi se tubimet në vendet publike do të jenë të lejuara deri në 50 persona
Tutje, Merkel shtoi se për personat që nuk i zbatojnë rregullat, do të gjobiten prej të paktën 50 euro.
Merkel paralajmëroi se nëse trajektorja e rritjes së infeksionit vazhdon pa u ndalur, atëherë shanset janë shumë të mëdha që deri në muajt e dimrit të arrihet në 19,200 raste të reja.