Lajme

Lëvizja Ilirida paralajmëron protesta për hapjen e kufijve

Hapja e kufirit me R.Kosovës u shëndrrua në pritje të Godosë. Ky maltretim i qytetarëve doli në sipërfaqe se qenka i planifikuar nga ana e dy qeverive të R. Kosovë dhe R.M.V.
Informatat se së shpejti do hapet kufiri pa test PCR, u shëndrua në humbje të durimit normal tek qytetarë e dy anëve, pasi që dita ditës dalin informata, nga ministrat se gjoja une jam për e ai jo. Që na jepë të kuptojmë se nuk qëndron shkaku te izolimi por qenkan kapricet dhe përplasjet në koalicionin qeveritar. Inatet i paguajnë qytetarë e gjorë, të cilëve u është marë e drejta e takimit me familjet e ndara matanë kufirit,regjistrimi i studentëve, si dhe punët afariste në mes qyteteve kufitare.
Nëse mbyllen kufijtë ajo do ishte gjenerale për të gjithë pikat kufitare, e jo selektive, virusi nuk njeh etnitet dhe shtet të gjithë i sulmon njejtë, e jo si qasja politike e qeverive me metoda selektive, të ndikojnë mbi qytetarët. Edhe nga informatat që komunikohen nga shtabi i emergjencës së Kosovës, atje është numri shumë më i ulët i infektimeve se sa te na.
Edhe janë përcaktuar masat mbrojtse,të udhëzuara nga emergjenca e R.V.Maqedonisë,të cilat respektohen nga qytetarët si këtu, po ashtu edhe në Kosovë, janë në fuqi. Prandaj nuk duhen masa shtesë, të cilat e rëndojnë buxhetin personal edhe ashtu të dobsuar nga pandemia.
Lëvizja Ilirida nuk pajtohet me masat selektive,dhe nuk e pranon ndarjen emocionale me familjet nga dy anët, mallzimi ka kaluar në prishjen e ndjenjave psiqike tek njerëzit e ndarë.
Prandaj apelojmë që sa më parë të hapen kufijt, se përndryshe do e ftojmë popullatën, antarsinë, simpatizantët që të ngrihemi në protesta me mënyrën demokratike që të japim mesazhin faktorit të brendshëm dhe ati të jashtëm, se qeveritë e dy vendeve i kanë tajkaluar masat e regjimit izolues dhe se shërbehen me metoda mesjetare.
Protestat do i mbajmë në pikat e përfolura.

Related Articles

Back to top button