Lajme
Hiqet gjendja e jashtëzakonshme në Preshevë
Mbahet mbledhja e radhës e Shtabit Komunal për Situata të Jashtëzakonshme
Në mbledhjen e sotme të mbajtur të Shtabit Komunal për S.J. pikë kryesore ishte shfuqizimi i Situatës së Jashtëzakonshme Epidemiologjike Covid-19 në territorin e Komunës së Preshevës.
Pas raportimit nga ana e drejtorit të Shtëpisë së Shëndetit në Preshevë duke konstatuar se numri i të infektuarve ka stagnuar dhe nuk kemi rritje, gjithashtu dhe pas diskutimeve mes anëtarëve të shtabit u vendos për heqjen e Situatës së Jashtëzakonshme në Komunën e Preshevës.
Shtabi Komunal do të vazhdoj angazhimin edhe në forma dhe metoda tjera për përcjellen e situatës nga afër në Komunën tonë.