Zaev: Hapja e kufijve shqyrtohet të martën
Rekomandimi për hapjen e kufijve me vendet e rajonit pa PCR test gjatë ditës së nesërme do të shqyrtohet në Qeveri. Këtë e konfirmoi vetë kryeministri Zoran Zaev, duke lënë hapësira të kuptohet se vendimi mund të jetë pozitiv, ngase sipas tij Maqedonia nuk dëshiron të jetë e izoluar, pavarësisht rritjes së numrit të të infektuarve.
“Sot në orën 08:30 ministri i shëndetësisë Venko Filipçe na njoftoi me rekomandimet e Komisionit për Sëmundje Infektive, të martën sigurisht se do ta sjellim vendim. Të gjithë jemi të frikësuar nga rritja e numrave, por sigurisht që dëshirojmë të respektojmë rekomandimet e Komisionit. Komisioni është me mendim pozitiv rreth këtyre çështjeve. Në nuk dëshirojmë të jemi të izoluar, në rast se rajoni është i hapur, siç është Shqipëria me Kosovën dhe Malin e Zi, edhe ne nuk dëshirojmë të jemi të izoluar”, tha Zoran Zaev, kryeministër.