Lajme

Qeveria Maqedonisë vendos sot për hapjen e kufijve

Në mbledhjen e sotme të rregullt të Qeverisë mes tjerash do të shqyrtohet edhe rekomandimi i Komisionit për Sëmundje Infektive për hapjen e kufijve dhe qarkullimin e njerëzve pa PCR test.

Vendimi pritet të jetë pozitiv, kështu deklaroi gjatë ditës së djeshme kryeministri Zoran Zaev, sipas të cilit rekomandimi i Komisionit për Sëmundje Infektive bazohet në arsye të shëndosha që vendi dhe rajoni të lëvizin lirshëm.

“Sigurisht që do të sjellim vendim në Qeveri, debati është kualitativ të gjithë kërkojnë që të kihet kujdes, do të ndihmoj edhe në aspektin ekonomik. Fakt është se të gjithë jemi të frikësuar nga numrat që po rritën në gjithë botën, në rajonin tonë, në të gjithë Evropën, ndërkohë që sigurisht që duam t’i respektojmë edhe njerëzit kompetent (profesionistët) siç është Komisioni për Sëmundje Infektive”, tha Zoran Zaev.

Related Articles

Back to top button