Nxënësit e shkollave të mesme në Tetovë sërish kanë dalë në rrugë kundër mësimit on-line (Video)
Nxënësit e shkollave të mesme në Tetovë sërish kanë dalë në rrugë kundër mësimit on-line.
Ata shprehen të pakënaqur edhe nga përfaqësimi i tyre nga Unionin e Shkollave të Mesme i cili ditë më parë vendosi që ti jepet shans mësimit online deri në muajin nëntor dhe në rast të përmirësimit të gjendjes epidemiologjike apo mospërmbushjes së kushteve tjera, të kërkojnë kthimin në shkolla. Disa nga nxënësit që dolën në protestën e sotme thanë se nuk mund të presin pasi nuk ka kushte për mësim online dhe protestat do ti vazhdojnë deri në kthimin e tyre në bankat e shkollës. Ata ankohen për rënien e shpeshtë të sistemit dhe pamundësinë për tu kyçur në ligjërata.
“Ne jemi thjesht nxënës që kërkojmë prani fizike në shkolla pasi që shumë lokale e objekte në Maqedoni funksionojnë thjeshtë pa probleme”.
“Ka shumë probleme. Unë personalisht kam hyrë në mësim online më themes nuk është efikas dhe besoj gjithë nxënësit e dinë”.
https://youtu.be/b0A1PzZc7Cc