Nxënësja, Maide Salihu promovon librin e saj “Gëzimet tona”
Me një promovim të veçantë në sallën e Kuvendit Komunal të Preshevës u promovua librim me përmbledhje të poezive me titull: “Gëzimet tona”, nga autorja Maida Salihu.
Maida Salihu është e lindur më 29.07.2010 në fshatin Shoshajë e Poshtme, komuna e Preshevës. Tashmë vijon mësimet në klasën e katërt në shkollën fillore “Ibrahim Kelmendi” në Preshevë dhe është nxënëse e shkëlqyeshme.
Propozimin e profesorit të gjuhës dhe letërsisë shqipe Sadat Agushi, i cili m’i përcolli poezitë e Maidës, i lexova dhe nuk mendova dy herë nga dashuria që kam për rininë̈ dhe në veçanti kur shfaqen me talentin e tyre.
Përmbledhja me poezi “Gëzimet tona” është libri i saj i parë.
Ajo tregoi guximin, arsyeton suksesin e shkëlqyeshëm në shkollë, krenari për familjen, mësuesen në rend të parë.
Poezitë që tani janë para nesh, si: Kush tjetër, Mund të jetë, Veç̧ ti nënë, autorja përshkruan qenien më sublime në botë me emrin nënë, ndërkaq me poezinë.
Babai është mësimi, Ne jemi e ardhmja e tij… përsiat fjalët, herë i bëhen jetë e herë e ardhmja
Në poezinë me temën Për ty mësuesi, më pëlqen të shkruaj vargje të bukura, mësuesit janë figura kryesore.
Ndërkaq, në pamundësi për të ndryshuar diçka nga jeta reale poeti/ja zihet me vargun e tij/saj siç është poezia në këtë libër
Ndriço vendin tonë!
Për të drejtat e njeriut.
Vetëm dhjetëvjeçare ajo në poezitë e saj përfshinë përditshmërinë, familjen, shkollën, mësuesen, shoqet, qytetin dhe gjithçka nga jeta.
Kjo do thotë se përkushtimi i saj qysh në këtë moshë tregon se ka rrugëtim të mirë, por pa dyshim i gjatë dhe jo i lehtë dhe për këtë arsye ne i dëshirojmë vetëm të mira…
Shkruan: Rrahman Hyseni