Lajme

PDSH do të mbajë kuvendin e 7-të zgjedhor

Në mbledhjen e sotme të Këshillit Qendror të PDSH-së në propozim të kryesisë së partisë është miratuar Vendimi për organizimin e Kuvendit të 7-të zgjedhor të PDSH-së. Prej sot PDSH ndodhet në proces zgjedhor në të gjitha nivelet.

PDSH në afat prej tre muaj duhet të përmbyll procesin zgjedhor në të gjitha nivelet.

Në njoftimin zyrtarë të PDSH-së thuhet se risi në këtë kuvend zgjedhor është ndryshimi i statutit të partisë që fuqizon femrën. Në kryesinë e radhës, pesë femra do të jenë të zgjedhura nga shumë më tepër kandidate që do të propozohen nga nëndegët e partisë.

Related Articles

Back to top button