Ragmi Mustafa i reagon Lajçakut për deklaratën se kushtetuta e Kosovës nuk është bibël
Kryetari i PDSH-së Ragmi Mustafa ka komentuar deklaratat e emisarit special i BE-së per dialogun Kosove-Serbi, Miroslav Lajçak ne Serbi.
“Deklarata e Lajçakut rreth asaj se Kushtetuta e Republikës së Kosovës nuk është bibël dhe se le të ndryshohet për asociacionin e Komunave me shumicë Serbe në interes të pushtuesit Serb me qëllimin e ndërtimit të shtetit Serb në Kosovë. Republika e Kosovës është ndërtuar mbi gjakun e derdhur të dëshmorëve të kombit në periudhë kohore jo më pakë se 100 vite e sidomos luftēn e fundit të lavdishme të UÇK-së. Këto gjakderdhje e gjenocid ushtroi Serbia mbi popullin Shqiptar të Kosovës, e prej nga tani t’u ipet pushtet ekzekutiv brenda Republikës së Pavarur të Kosovës. Tani, kur Lajçak ndodhet në Beograd le t’u thotë serbëve se kushtetuta e tyre nuk është as kuran e as bibël dhe le t’a ndryshojnë në interes të njohjes së realitet më të ri në botë ekzistimit të Republikës së Kosovës. Përtej kësaj le të njohin edhe Preshevën, Bujanocin e Medvegjën si pjesë përbërse të Republikës së Kosovës përderisa nuk njohin shqiptarët dhe të drejtat e tyre në Luginë të Preshevës, përkatsisht në trojet autoktone të tyre”.