Lajme
Mos dilni pa maska në shesh të Prishtinës policia po i denon qytetarët
Policia e Kosovës është duke vazhduar kontrollin tek qytetarët nëse janë duke respektuar masat që janë ndërmarrë së fundmi nga Qeveria e Kosovës, përfshirë këtu edhe bartjen e maskave e cila është bërë e obligueshme.
Në fotot e siguruara nga Presheva.AL shihen pjesëtarët e policisë duke kontrolluar qytetarët nëse janë duke bartur maska me vete.
Bartja e maskës është bërë e obligueshme me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit Covid-19.