Kon: Bartja e maskës e zavendëson gjendjen e jashtëzakonshme dhe orën policore
Dr. Predrag Kon thotë se masat kanë zvogluar valën e dytë të koronavirusit në Serbi, por ai thotë se tani “bartja e maskave zëvendëson gjendjen e jashtëzakonshme dhe oren policore”.
“Ajo që është e sigurt është se në zbatimin e masave, nuk besoj se jemi ndryshe nga vendet e rajonit, pavarësisht nga fakti që kemi zvogluar valën e dytë te virusit me masat qe kemi vendosur. Kemi një situatë që thotë se çfarë mund të ndodhë”, tha Dr. Kon në fillim.
Ai shton se nuk do të reagojë ndaj gjendjes së jashtëzakonshme tani, por sipas tij, “maska zëvendëson gjendjen e jashtëzakonshme dhe oren policore”.
“Le të mos mashtrohet askush se është mirë të dalësh ne ambientet e hapura lirshëm. Shtabi e krizave ishte qe masa për mbajtjen e maskes ne ambientet e hapur te behet e detyrueshme, por zbatimi i kësaj mase nuk është i mundur dhe kjo është arsyeja e vetme pse u vendos qe te rekomandohet bartja e maskes!”, shpjegon ai.
Ai beson se shqetësimi nga mbajtja e maskes është më i vogel se shqetësimi i shkaktuar nga koronavirusi. Ai gjithashtu shprehet se “kemi më shumë frikë nga dënimi sesa vdekja”.
I pyetur nëse kovidi i dimrit ndryshon nga ai i verës, Kon thotë se nuk kemi prova.
“Ne kemi një virus që ka ndryshuar relativisht,” shpjegoi ai për RTS percjell Presheva.AL