Lajme
Filipçe: Maqedonia Veriore një hap më afër rivendosjes së orës policore
Ministri maqedonas i shëndetësisë Venko Filipçe deklaroi sot se Maqedonia Veriore, për shkak të përhapjes serioze të virusit korona, është një hap më afër rivendosjes së orëspolicore, raporton Presheva.AL.
“Situata është me të vërtetë serioze. Hapi tjetër do të ishte kufizimi i plotë i lëvizjes, domethënë ora policore. Ti mbledhim forcat dhe ta shmangim atë, sepse po vijnë muajt e ftohtë të dimrit. Unë besoj se qytetarët janë të vetëdijshëm sepse ata shohin statistikë çdo ditë. Ky është hapi i fundit që jemi drejt orës policore, “paralajmëroi Filipce.