Tiodoroviq: Jugu i serbisë po përgatitet për skenarin më të keq
Tiodoroviq tha se mori raporte nga drejtorët “se ata po përgatiten për skenarin më të keq” dhe se është e papranueshme të minimizohet rreziku.
Tiodoroviq paralajmëron përcjell “Presheva.AL” se situata në jug të Serbisë po ndryshon nga minuta në minutë, dhe se në fillim të ditës së djeshme kishte nëntë pacientë në aparate për frymëmarrje në Nish një nga Gjilani, Graçanica dhe Prishtina, ndërsa tre nga Presheva dhe Bujanoci.
“Numri i vizitave në kovid ambulancat po rritet, gjithashtu edhe numri i rasteve poziti me PCR testin është në rritje.
Në komunën e Bujanocit, situata epidemiologjike është përkeqësuar pak, por eshte nën kontroll.
Kam frikë nga festat e fundvitit dhe vizita e qytetareve tanë në Maqedoninë Veriore – është mesazhi që drejtoreshes së Bujanocit drejtuar Dr.Tiodoroviq.
Epidemiologu thote se keto jane vetem informacione qe konfirmojne sesituata eshte serioze.
“Drejtori i Shtepise se shendetit në Presheve me tha se dje dhe pardje kishin pranuar 50 paciente per kontroll brenda dites dhe situata nuk eshte ne favor.
Jemi duke shtuar ekipe, po i kthejmë kursantët. Dhe rritëm ekipin në ambulancën kovid.
Në tërësi, ne jemi duke u përgatitur për skenarin më të keq – raporton Tiodoroviq.