Mjekët i propozojnë shtabit të krizave shkurtimin e orarit të kafiterive deri në orën 18!

Epidemiologu Predrag Kon foli sonte për masën e propozuar nga mjekët për Shtabin e Krizave në mënyrë që të parandalohet përhapja e kovid 19.

Ai tha se u propozua që të shkurtohet orari i punës i objekteve hotelierike deri në orën 18:00.

Kjo masë siç thotë Kon do të vendoset për dy javë.

Kon theksoi se orapolicore nuk u diskutua në seancën e Shtabit të Krizave, si dhe zgjatja e pushimit të vjeshtës.

Ai tregon se mjekët pajtohen që masat që tashmë janë vendosur janë të mira dhe se ato duhet të respektohen më shumë.

Ai përkujton se ato masa janë mbajtja e detyrueshme e maskave në ambiente të mbyllura, rekomandimi që maskat të mbahen jashtë, posaçërisht në zonat për këmbësorë, rregullat për distancën fizike dhe dezinfektimin në objektet hotelierike dhe dyqanet.

Kon tregon se numri i sotëm i të infektuarve tregon se rastet po rriten, dhe shtoi se situata në Beograd është e serioze sepse vetem sot 1,700 te infektuar janë nga Beogradi.

Ai tregon se shtabi i krizave është i vetëdijshme për pasojat ekonomike, por duhet te ndalohet infektimi në mënyrë që sistemi spitalor të përballojë presionin.

“Nuk kemi kohë, numrat po rriten shumë shpejt, shtretërit e spitalit po mbushen shpejt, ne mund të improvizojmë dhe të kërkojmë hapësirë ​​shtesë, por numrat do të rriten përsëri,” theksoi Kon.

Kon shpjegoi gjithashtu se nuk u fol për zgjatjen e pushimeit të vjeshtës.

“Zgjatja e pushimit u diskutua në 6 nëntor, unë e sugjerova atë, por pjesa tjetër e Shtabit të Krizave nuk e pranuan atë sepse ata menduan se situata në shkolla ishte stabile. Megjithatë, një numër në rritje i infeksioneve u vu re tek fëmijët, kështu që unë mendoj se do të do të jetë një nga temat në seancat e ardhshme “, thotë Kon.

Check Also
Close
Back to top button