Rreth 400 migrantë nga Sombori transferohen në Bujanoc dhe Pirot

Një aksion tjetër policor eshte organizuar nga Sombori per debimin e 400 migrantëve, të cilët nuk kanë një qëndrim të rregulluar në Serbi.
Shtatë autobusë u organizuan për transportin e migrantëve, të cilët i çuan migrantët në Bujanoc dhe Pirot.
Shumica e migrantëve ishin sirianë.
Aksioni u organizua nga Komisariati për Refugjatët dhe Personat e Zhvendosur, Qyteti i Sombor dhe Departamenti i Policisë Sombor.