Kafiteritë nga e marta janë të hapura deri në orën 21

Orari i punës i ambienteve të hotelierisë, kafeneve, klubeve të natës, restoranteve, qendrave tregtare dhe dyqaneve do të jetë i kufizuar nga e marta dhe ato nuk do të punojnë nga ora 21:00 deri në 05:00 të mëngjesit, njoftoi të Dielën Kryeministrja Serbe Ana Brnabic, pas seancës së Qeverisë.
Në konferencën për shtyp pas sesionit, ajo specifikoi se farmacitë, shpërndarja e ushqimit, pikat e karburantit dhe ekonomia që funksionon turni i tretë u përjashtuan nga ajo masë.
“Këto masa do të hyjnë në fuqi të martën më 17 Nëntor, dhe do të vlejnë për pesëmbëdhjetë ditë, deri në 1 Dhjetor, kur Qeveria do të vendosë përsëri për masat e reja.
Unë pranova këshillën e mjekëve qe kishin dorezuar në Shtabin e Krizave për të futur këto masa për parandalimin e virusit – shpjegoi Brnabin.
Ajo sqaroi që masat do të hyjne ne fuqi nga e marta në mënyrë që bizneset të kenë hapësirë për tu organizuar.
“Për pesëmbëdhjetë ditë, qeveria përsëri do të vendosë nëse ato duhet të shtrëngohen apo zgjaten më tej”
“Por, shpresoj se nuk do të jetë e nevojshme” tha Brnabiq.