Skenës politike të Preshevës i shtohet edhe një parti e re!

Një prononcim për një emision lokal, të enjtën në orët e mbrëmjes, bëhet e ditur se skenës politike të Preshevës i është shtuar edhe një subjekt i ri politik, Alternativa Demokratike Shqiptare (ADSH).
Gjatë emisionit “Zëri Politik”, Armend Aliu ka sqaruar opinionin se ai do ta jetë themelues i ADSH-së.
Aliu eshte shprehur se pas largimit te tij nga APN ai do ta vazhdoje rrugen ne sekenen politike i vetem dhe me partine e re te cilen eshte ne themelim e siper.
Se kush do te jete ne perkrahje te partis se re ne Presheve mbetet per tu pare ne muajt e ardhshem.