Lajme
Rritet numri i mjekëve që punojnë në Covid ambulancën në Preshevë
Stafit te Covid ambulances prane shtepise se shendetit ne Presheve i eshte shtuar numri i mjekeve.
Drejtori i shtepise shendetit Driton Salihu ka theksuar se per shkak te rritjes se numrit te rasteve ne ditet e fundi ka qene i nevojshem edhe forcimi i stafit mjekesore.
“Për shkak të rritjes së numrit të kontrollimeve të pacientave të dyshuar me Covid-19 kemi ndryshuar sistemin duke rritur numrin e mjekëve që punojnë në Covid ambulancë” ka thene Salihu.
Nje pune e madhe po behet nga mjeket dhe infermieret ne ambulancen COVID, qe cdo dite trajtojne raste te renda te cilet jane te dyshuar dhe te konfirmuar me virusin qe eshte perhapur ne te gjithe boten.