Edhe 200 refugjatë tjerë vendosen nga Subotica në Preshevë
200 refugjatë tjerë nga Subotica u transferuan këtë javë në Qendrën e Pritjes në Preshevë.
Në aksionin e kryer nga anëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme, në bashkëpunim me vetëqeverisjen lokale dhe Komisariatin për Refugjatë dhe Migrim, 200 migrantë u larguan nga rrugët dhe pyjet përreth, dhe u transportuan me katër autobusë në Qendrën e Pritjes në Preshevë.
Oficerët e policisë që kryen veprimin u vizituan gjithashtu nga Aleksandar Vulin, Ministri i Brendshëm, së bashku me Vladimir Rebiq, drejtori i policisë dhe Vladimir Cuciq, komisioneri për refugjatët dhe migrantët.
Me atë rast, Vulin theksoi se asnjë migrant nuk mund të dalë jashtë kampeve pa lejen e duhur.
– Të gjithë migrantët në vendin tonë kanë mundësinë dhe të drejtën të jenë në qendrat tona të pritjes, atyre u ofrohet mbrojtje mjekësore dhe çdo mbrojtje tjetër, por kushdo që largohet nga qendra e pritjes pa leje, kushdo që lëviz pa pëlqimin e duhur, kushdo që mendon se mund te mos i rrespektoj ligjet e shtetit të Serbisë, ai do të arrestohet nga Ministria e Punëve të Brendshme – tha Vulin, duke shtuar se anëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme do të vazhdojnë të kujdesen që jeta e përditshme e qytetareve ne Serbi të mos rrezikohet në asnjë mënyrë.