Lajme

“NËSE DUHET DO TË VENDOSIM MASA TË VËSHTIRA” Vuçiq zbulon skenarin e errët të koronavirusit në Sërbi

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha sot se nuk mund ti akuzojë të rinjtë që shkuan dje në për shooping me rzstin e “black friday”, por që kjo sigurisht se do të na sjell probleme në lidhje me numrin e të infektuar me kuronë në Serbi, të cilat do t’i shohim në ditët në vijim.

“Të moshuarit janë më të ndërgjegjshmit, por ne kemi edhe të rinj me koronë, në mënyrë që të mbrojmë të gjithë njerëzit e veçanërisht të moshuarit sepse ata janë më të rrezikuar që të humbin jetën nga virusi” tha Vuçiq për Prva TV kur u pyet për të komentuar blerje masive me rastin e të ashtuquajturës e Premtja e Zezë.

“Unë u kërkoj falje atyre që pothuajse ua shkatërruam të tashmen gjatë vitit, por unë po kërkoj nga të gjithë njerëzit përgjegjësi” tha Vuçiq dhe foli në lidhje me masat epidemiologjike për të ruajtur sistemin shëndetësor.

“Ne do të bëjmë atë që duhet të bëjmë. Nëse duhet të vendosim masa më të vështira, ne do t’i vendosim ato” tha presidenti.

Lidhur me situatën në Nish, ai thotë se për fat të mirë situata është disi më e lehtë sesa në Beograd dhe disa pjesë të tjera të Serbisë.

Related Articles

Back to top button