Lajme

Ja si bëhen përgatitjet për ruajtjen e vaksinës ndaj Covid-19

Vaksina kompanive Pfizer dhe BioNtech kundër koronavirusit duhet të ruhet në temperatura jashtëzakonisht të ftohta, duke ngritur disa shqetësime në lidhje me detyrën e vështirë të transportimit të saj nëpër qendrat e vaksinimit në Shtetet e Bashkuara. Por një kompani që prodhon të ashtuquajturin akull të thatë në Shtetet e Bashkuara, thotë se është të gatshme për këtë sfidë. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Esha Sarai foli me drejtuesit e kompanisë me seli në Baltimore. Ndërsa Shtetet e Bashkuara po punojnë në miratimin e vaksinës së kompanive Pfizer dhe BioNtech kundër koronavirusit, një sfidë e madhe do të jetë magazinimi i vaksinës në temperatura të ftohta.

“(Vaksina) duhet të mbahet në temperaturat midis minus 56 dhe 70 gradë celsius, gjë që mund të arrihet duke përdorur akullin e thatë“, thotë John Dillinger, drejtor i kompanisë Capitol Carbonic. I ashtuquajturi akull i thatë është akull i prodhuar nga shndërrimi i dioksidit të karbonit në gaz të lëngshëm dhe më pas ngrirjes së tij. Ky lloj akulli “shkrin” duke u kthyer në gaz dhe jo në ujë. Por ky prodhues i akullit të thatë në Baltimore, me dekada përvojë thotë se nuk do të konkurrojë për këtë biznes.

“Kjo do të jetë një marrëveshje në nivel kombëtar. Nuk besoj se një kompani vetme do të mund ta bënte këtë”, thotë zoti Dillinger. Shumica e kompanive si Capitol Carbonic tashmë prodhojnë madhësi dhe forma specifike të akullit. Pfizer, dhe kompani të tjera të prodhimit të vaksinave, do të kenë nevojë për copa akulli në formë cilindri, më të vogla se 1.5 centimetra. “Ky lloj akulli mund të futet nëpër kuti transporti më lehtë se sa copat standarte 1.5 centimetra të gjata. Ky lloj akulli përdoret nga shumë kompani që merren me studime biomjekësore“, thotë Paul Welden, menaxher i operacioneve në kompaninë Capitol Carbonic.

Megjithëse kjo detyrë duket e frikshme, Welden thotë se, duke marrë parasysh punën që ka bërë me Institutet Kombëtare të Shëndetit për vite me radhë, kompania e tij është në gjendje ta bëjë këtë. “Ne jemi gati. Rezervuarët tanë janë të mbushur plotë. Ne mund të punojmë shtatë ditë në javë”, thotë Paul Welden, menaxher i operacioneve në kompaninë Capitol Carbonic. Kompania Capitol Carbonic pret që sapo të fillojë shpërndarja e vaksinave, prodhimi i akullit të thatë të bëhet 24 orë në ditë në shtatë ditët e javës.

Related Articles

Back to top button