Lajme
Hapet zyra e KNSH-së në Medvegjë Cakaj nuk lejohet nga shteti të vizitojë Medvegjën
Sot eshte hapur zyra e KNSH -së në Medvegjë.
Pas shumë peripecive, pas një kontributi të jashtëzakonshëm të Ministrit të Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, sot hapet zyra e Këshillit Nacional Shqiptar në Medvegjë.
Për ta hapur këtë zyre, ndonëse është organ i themeluar nga Serbia, u dasht shumë mund e angazhim nga shumë instanca të shtetit shqiptar e shtetit të Kosovës.
Për këtë hapje solemne ishte planifikuar që Medvegjën ta vizitoj vet Gent Cakaj, por një gjë e tillë, nga informatat e medvegja.net, nuk u mundësua nga shteti serb.