Lajme
Vdes në moshën 24-vjeçare kampioni shqiptar i notit
Ka vdekur në një moshë shumë të re, notari nga Shqipëria, Klavio Meca. Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë publike, trajneri i notit nga Kosova, Astrit Halili.
“O kampion, o sportist i madh, sa shumë nga trishtove sot. Nuk kam fjalë të përshkruaj madhështinë tënde kampion, pusho i qetë, do të mbetesh gjithmonë kampion Klavio”, ka shkruar Halili.
Kujtojmë që Klavio Meca, në Budapest të Hungarisë ka vendosur një rekord të ri kombëtar në 400 m stil i lirë.
Ai kishte thyer rekordin Kombëtar me më tepër se tre sekonda, duke shënuar kështu një rekord të ri për vendin tonë me kohën e përgjithshme 4’04”03.