Lajme
Brnabiq: Nesra takohet shtabi i krizave, sjell vendimin për masat e reja
Shtabi i Krizave do të mbajë mbledhjen e rradhës nesër, dhe do të vendos masa të reja ose do ti zgjas këto që janë aktualisht të vendosua, thotë Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, transmeton Presheva.AL
Masat që janë vendosur para vitit të ri objektet hotelerike qendat tregtare mund të punojnë deri në orë 20 dhe shitoret e ushqimit deri në orën 21 vlejnë deri nesër.
Brnabiq tha se ajo kishte kontaktuar ekipin mjekësor brenda shtabit të krizave për masat që duhet te vendosen nesër për personat që hyjnë në Serbi, për shkollat dhe për ekonominë në vend.
“Shtabi i krizve do të mblidhet nesër në mëngjes, kështu që nesër ne do të miratojmë masa të reja ose do të marrim një vendim për zgjatjen e atyre ekzistuese,” u tha Brnabiq gazetarëve.