Shkolla fillon nga 18 janari, mësimi vazhdon sipas modelit që zbatohej nga shtatori
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik të Qeverisë së Republikës së Serbisë njoftoi dje se gjysmë vjetori i dytë do të fillojë të hënën më 18 janar, dhe mësimi për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme do të fillojë sipas modelit të aplikuar nga 1 shtatori 2020.
Dje, Ministria e arsimit i njoftoi shkollat, dhe përsëri përcolli udhëzimet e ekspertëve për organizimin dhe realizimin e punës arsimore në shkollat fillore dhe të mesme, të cilat u miratuan nga Shtabi i Krizave më 11 Gusht 2020.
Sipas këtyre udhëzimeve, nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e katërt do të jenë në bankat e shkollës, në grupe më të vogla, ndërsa nxënësit e shkollës fillore më të vjetër do të ndjekin mësimet në mënyrë alternative, drejtpërdrejt dhe në distancë, gjithashtu në grupe më të vogla.
Mësimi në shkollat e mesme do të zhvillohet sikur në fillimin e vitit shkollor në shtator 2020, që do të thotë se nxënësit e shkollave të mesme do të shkojnë në shkollë një javë, dhe një jaë do të ndjekin mësimin online.
Udhëzimet gjithashtu mund ti shihni edhe në portalin zyrtar të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik të Serbisë.