Lajme
Në Maqedoni më 21 janar mund të kthehet orari i punës deri ora 23 për restorantet!
Më 21 janar sigurt do të sillet vendim për vazhdim të punës së lokaleve deri në ora 21, por do të shqyrtohet edhe mundësia për të punuar deri në ora 23, deklaroi ministri Venko Filipçe.
Siç tha Filipçe, masat tjera parandaluese mbeten në fuqi edhe pas 21 janarit.
“Gjëja e vetme që do të ndodhë më 21 janar është koha e punës së lokaleve sigurt do të vazhdohet deri në ora 21, kurse në përputhje me vlerësimin e situatës deri më 21 janar, eventualisht do të shqyrtohet kërkesa e tyre për punë deri në ora 23”, theksoi Filipçe.