PËR QYTETARËT NGA 32,000 DERI 48,000 DINARË, Vjen ndihma e re nga shteti, për të papunët pako e veçantë
Ministri i Financave, Sinisha Mali la të kuptohet se ata janë duke menduar se si të i ndihmojnë të papunët.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, njoftoi se një paketë shtesë e ndihmës për ekonominë do të sillej nga mesi i shkurtit. Siç tha ai, nuk do të jetë ndihmë sikur paketa e parë, por do të jetë një injeksion i ri për kompanitë, ekonominë, sipërmarrësit, ndërmarrjet e vogla, të mesme dhe madje edhe të mëdha, nga të cilat do të perfitojne 1,052,000 njerëz.
Paketa e re e mbështetjes së shtetit për ekonominë dhe qytetarët, e cila duhet të lehtësojë pasojat e shkaktuara nga pandemia, do të përfshijë gjithashtu edhe të papunët.
Kjo kategori e të rrezikuarve sigurisht do të marrë ndonjë ndihmë, dhe në Ministri, po punohet intensivisht në përcaktimin e propozimit dhe duke marrë parasysh se sa fonde do të ndahen për këtë qëllim.
Ministri i Financave, Sinisha Mali la të kuptohet se ata janë duke menduar se si të i ndihmojnë të papunët.
– Shkalla e papunësisë sonë është më e ulët se para pandemisë së virusit korona dhe nuk kemi asnjë problem në atë segment – shpjegoi Mali.
– Por ne jemi duke menduar se si të ndihmojmë të papunët, njerëzit që kanë humbur punën e tyre, për të lehtësuar dhe zbutur pasojat negative, thotë Mali.
Paketë e re do të përcaktohet nga mesi i shkurtit. Sipas njoftimeve të mëparshme, mbështetja do të jetë për të gjithë ekonominë. Kjo do të thotë që 1.05 milion të punësuar mund të marrin dy ose tre here shumen e pagës minimale, pra nga 32,000 në 48,000 dinarë.
Vitin e kaluar qeveria serbise ka ndare kete pako per qyetetaret e saj gjate pandemise:
– Pagesa e ndihmës së njëhershme prej 100 eurosh për më shumë se 6.1 milion qytetarë
– Tre paga minimale për më shumë se një milion të punësuar
– Shtyrja e taksave dhe kontributeve mbi pagat
– Kredi të favorshme përmes një skeme garancie me bankat tregtare dhe përmes Fondit të Zhvillimit
– Ndihma për fermerët në shumën totale prej 2.6 miliardë dinarë
– Moratoriumi për ripagimin e huasë, së pari për tre, dhe pastaj për dy muaj të tjerë
– Ndihma e drejtpërdrejtë për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme në shumën prej 60 përqind të pagës minimale
– Ndihma për një pjesë të subjekteve ekonomike në fushën e turizmit dhe hotelierisë në shumën totale prej 1.2 miliard dinarë
– Ndihma një herë për furnizuesit e ushqimit dhe punëtorët në fushën e turizmit
– Ndihma për pensionistët prej 4,000 dhe 5,000 dinarë
– Rritja e pagave të punonjësve të mjekësisë me 10 përqind
– Pagesa e ndihmës së njëhershme prej 10,000 dinarësh për punonjësit në institucionet shëndetësore