Lajme

Kufijt me Maqedoninë janë të hapur, nuk kërkohet testi PCR kur të ktheheni nga atje

Nga data 14 janar qytetarët e Maqedonisë së Veriut, mund të hyjnë në Serbi pa testin PCR, shkruan Presheva.AL

Qeveria Maqedone përmes një komunikate njoftoi se, Kryeministri Zoran Zaev ka zhvilluar një bisedë telefonike me Kryeministren serbe Ana Bërnabiq ku është dakorduar se nga 14 Janari të hiqet testi i detyrueshëm PCR për hyrje në Serbi, me cka sërish do të vendoset reciprociteti dhe komunkimi i papenguar për qytetarët e të dy vendeve.

Nga ana tjetër, Ministrja e Drejtësisë së Malit të Zi, Jelena Borovinoviq – Bojoviq ka njoftuar se është marrë vendimi që hyrja në Mal të Zi, për qytetarët e Serbisë të jetë pa testim të detyrueshëm për COVID-19.

Për hyrje në Maqedoni, shtetasve të serbisë nuk u duhet testi PCR dhe pas kthimit nuk i kërkohet as testi as nuk detyrohen te karantinohen. Qeveria më 6 Tetor të vitit të kaluar miratoi vendimin që qytetarët e Serbisë, Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnjë e Hercegovinës mund të hyjnë në vendin tonë pa teste PCR.

Related Articles

Back to top button