Brnabiq: Të martën fillon vaksinimi masiv i qytetarëve
Kryeministrja Ana Brnabiq njoftoi se vaksinimi “masiv” i qytetarëve kundër koronavirusit do të fillojë nesër në Serbi.
Ajo deklaroi se nga nesër, pedagogët, pjesëtarët e ushtrisë dhe policisë, si dhe gazetarët do të vaksinohen.
“Ne tashmë kemi filluar të ftojmë njerëz që kanë shprehur interes të vaksinohen. Ju lutemi aplikoni sa më shumë që të jetë e mundur, sa më shpejt dhe në mënyrë më efikase ta bëjmë këtë, aq më shpejt do të kthehemi në jetën normale,” deklaroi Kryeministrja Brnabiq.
Ajo vlerësoi se sistemi i aplikimit për vaksinim përmes portalit eUprave po funksionon “absolutisht në mënyrë perfekte” dhe u bëri apel arsimtarëve të aplikojnë sa më shumë të jetë e mundur, duke marrë parasysh vazhdimin e vitit shkollor.
“Është jashtëzakonisht e rëndësishme që të gjithë të bëjmë gjithçka që kemi në dorë që fëmijët të shkojnë në shkollë për aq kohë sa të jetë e mundur. Veçanërisht është e rëndësishme për nxënësit e vegjël të shkollës fillore nga klasa e parë deri në të katërt, të jenë në klasë me mësuesit e tyre, të shoqërohen dhe të fitojnë zakone pune. Kjo është arsyeja pse ne morëm vendimin për të filluar përsëri mësimin pas pushimit të dimrit,” tha Kryeministrka e Serbisë.