Lajme

Borë në shkretëtirë, temperaturat në Arabinë Saudite zbresin deri në -2 gradë Celsius

Borë në shkretëtirë, temperaturat në Arabinë Saudite zbresin deri në -2 gradë Celsius.

Qyteti i shkretëtirës Ain Sefra në Algjeri u mbulua me dëborë të mërkurën e kaluar, ndërsa temperaturat arritën -3C, shkruan DailyMail.

Banorët e rajonit Aseer të Arabisë Saudite u dyndën në shkretëtirë për të parë reshjet jashtëzakonisht të rralla të borës.

Një gjysmë shekulli ka kaluar që kur temperaturat në provincën jug-perëndimore ranë nën ngrirje.

Gjersa janari sjell borë dhe akull në shumë pjesë të botës, shkretëtirat e Afrikës dhe Lindjes së Mesme nuk janë zakonisht në mesin e tyre.

Por këtë muaj janë parë reshje dëbore në Sahara dhe temperaturat në Arabinë Saudite duke u ulur në -2C.

Ndërkohë në Arabinë Saudite, vendas dhe të huaj gjithashtu u dyndën në shkretëtirë në rajonin Aseer për të shijuar pamjen e rrallë me borë, raporton Geo TV.

Related Articles

Back to top button