Lajme

Bujanoc: 99 kërkesa për kompensimin e dëmeve nga vërshimet, komisioni për vlrësime ka filluar punën

Në bazë të të dhënave të fundit nga administrata komunale në Bujanoc, gjegjësisht zyra ku janë adresuar kërkesat e qytetarëve që kanë pësuar nga vërshimet e ditëve më parë, deri më sot në këtë zyre kanë arritur gjithsej 99 kërkesa për kompensimin e dëmeve që kanë shkaktuar vërshimet në disa vendbanime në komunën e Bujanocit.

Komisioni për vlerësimin e dëmeve nga dita e djeshme vetëm se ka filluar punën në terren, gjegjësisht vlerësimin e tyre në bazë të kërkesave të paraqitura nga qytetarët.

Sipas të dhënave, komisioni është i përbërë nga dy ekipe, njëri do të bëjë vlerësimin e dëmeve në objekte dhe njëri do të vlerësojë dëmet e shkaktuara në fushën e bujqësis.

Komuna e Bujanocit, pas dëmeve të shkaktuara që lanë pas vërshimet ka marrë vendim që të gjithë qytetarve të cilën kanë pësuar dëme mund ti paraqesin kërkesat e tyre për kompensim.

Ekonomitë familjare të përfshira nga vërshimet e javës së kaluar, kërkesat e tyre mund ti paraqesin në godinën e Kuvendit Komunal në katin e tretë zyra nr.306, konkretisht në Zyrën për Zhillim Ekonomik Lokal, ku do të plotësojnë formularin përmes së cilit I paraqesin dëmet e shkaktuar.

Afati për mbushjen e formularit është i hapur deri kah mesi i muajit të ardhshëm.

Related Articles

Back to top button