Lajme

Levizja e lirë/ vjen zgjidhja, së shpejti do të udhëtojmë të gjithë, mjafton vetëm ky kusht

Komisioni Europian është në favor të idesë së një certifikate vaksiinimi kundër k0r0naviirusit të ri, që duhet të njihet reciprokisht, deklaroi presidentja Ursula von der Leyen, në një intervistë me disa media portugeze, para vizitës së saj në Lisbonë.

“Është domosdoshmëri mjekësore të kesh një certifikatë vaksiinimi. Unë mirëpres iniciativën e kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis për një certifikatë vaksinimi të njohur reciprokisht”, shtoi ajo.“Nëse kjo i jep përparësi ose akses, atëherë është një vendim politik dhe ligjor që duhet të diskutohet në nivelin europian”, shtoi Von Der Leyen.

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis i dërgoi një letër presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe të gjithë krerëve të shteteve dhe qeverive të BE, në të cilën përshkroi një propozim për një certifikatë standarde dixhitale të vaksiinimit K0vid.Mitsotakis vuri në dukje se sigurimi i rivendosjes sa më të shpejtë të mundshme të lirisë së lëvizjes brenda BE, por edhe me vendet e treta “është, domosdoshmërisht, një përparësi themelore për të gjithë ne”.

Për këtë arsye, shtoi ai, Greqia ka lëvizur me shpejtësi dhe ka zbatuar procedura për të lehtësuar lëvizjen e njerëzve që janë vaksinuar kundër K0vid.Një hap i rëndësishëm në këtë drejtim, tha ai, ishte krijimi i një modeli standard se si të strukturohet një certifikatë e tillë, e cila do të provojë se personi specifik është vaksinuar me sukses, tha ai në letrën e tij.Ai sqaroi se, ndërsa Greqia nuk ka ndërmend ta bëjë vaksinimin të detyrueshëm ose një parakusht për udhëtimin, “personat që janë vaksinuar duhet të jenë të lirë të udhëtojnë”.

Related Articles

Back to top button