Lajme

Von Cramon reagon për pezullimin e adresave të shqiptarëve në Serbi

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka reaguar për çështjen e pezullimit të adresave të shqiptarëve që banojnë në Serbi.

Von Cramon ka replikuar në postimin e kryetarit të Preshevës, Shqiprim Arifi, i cili ka shkruar se pezullimi i adresave të shqiptarëve në Serbi është sistematike.

“Ky është një problem i madh dhe duhet të adresohet urgjentisht në Beograd nga përfaqësuesi i lartë i BE’-së, Josep Borell, emisari special Miroslav Lajçak dhe komisari Oliver Varhelyi”, ka shkruar Von Cramon në Twitter.

Related Articles

Back to top button