Vuçiq: Ne do të përpiqemi ta ndërtojmë fabrikën e vaksinave në Sërbi
“Ne do të përpiqemi të ndërtojmë një fabrikë vaksinash në Serbi,” shkroi Presidenti serb Aleksandar Vuçiq në llogarinë e tij në Instagram.
Siç deklaroi ai, kjo do të na mundësonte të prodhonim mjaft vaksina për popullatën tonë.
“Ne po luftojmë fuqishëm, është shumë e vështirë të marrësh vaksina. Unë do t’ju jap një lajm të mirë javën e ardhshme. Rendi botëror dhe marrëdhëniet midis vendeve nuk kanë ndryshuar kurrë siç ndryshojnë tani në kohën e koronës. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme që ne të marrim sa më shumë vaksina këtë vit”, shkroi Vuçiq.
Duhet të kujtojmë se Ministri i Inovacionit dhe Zhvillimit Teknologjik, Nenad Popoviq, dje vizitoi kapacitetet prodhuese të prodhuesit më të madh rus të vaksinës “Sputnik V”.
Me atë rast, ai tha se kishin filluar bisedimet zyrtare për prodhimin e asaj vaksine në territorin e Serbisë.
“Falë Presidentit Vuçiq, pala ruse menjëherë iu përgjigj kërkesës sonë që vaksina ruse “Sputnik V” të prodhohet në Serbi, dhe nga niveli më i lartë në udhëheqjen e shtetit rus u urdhërua të gjente një mënyrë për të vendosur prodhimin e kësaj vaksine në Serbi sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Popoviq thuhet në njoftimin e Ministrisë së Inovacionit.