Lajme

Mos pini alkool dy ditë para dhe dy javë pasi të bëni vaksinën e koronavirusit

Njerëzit janë paralajmëruar që të mos konsumojnë alkool për dy ditë para dhe dy javë pasi të bëjnë vaksinën e koronavirusit. Ekspertët thonë se qëllimi është që njerëzit të qëndrojnë esëll në mënyrë që sistemi imunitar të reagojë në mënyrën më të mirë ndaj vaksinës.

Ende nuk ka prova të sakta për ndikimin e alkoolit në mënyrën si përgjigjet trupi ndaj vaksinës, por ka disa të dhëna që sugjerojnë se pijet alkoolike mund të reduktojnë mundësinë për të krijuar imunitet.

Sipas Drinkaware, rasti është pikërisht për personat që konsumojnë shpesh alkool dhe kjo situatë mund të jetë edhe një edukim për ta. Teksa i bën thirrje njerëzve që të bëjnë vaksinën e koronavirusit, mjekja Fiona Sim thotë: “Ne ju kërkojmë që të mos konsumoni alkool për të paktën dy ditë para dhe dy javë pasi vaksinoheni dhe të përpiqeni që sistemi juaj imunitar të reagojë në mënyrën më të mirë ndaj vaksinës dhe t’ju mbrojë ju”.

Nëse jeni një person që pini shumë alkool, rreziqet që të sëmureni rëndë nëse infektoheni me Covid-19 janë shumë të larta, kështu që ju lutem lini takim për tu vaksinuar. Persona që konsumojnë në mënyrë kronike alkool ulin mundësinë e mbrojtjes imunitare dhe sidomos për infeksionet respiratore si Covid-19.

Dhe nëse infektoheni, ju lutem mos konsumoni alkool derisa të shëroheni plotësisht për të mbrojtur sistemin tuaj imunitar dhe të luftoni virusin si dhe të zvogëloni mundësinë që të dëmtoni mëlçinë tuaj”.

Related Articles

Back to top button