Nga Presheva nis karavani i shkrimtarëve të Luginës
Në shkollën fillore “Prof. Ibrahim Kelmendi” në Preshevë, u mbajt një orë letrare me nxënësit e kombinuar të klasave të katërta dhe të pesta. Ora letrare është në kuadër të “Karvanit të Shkrimtarëve të Luginës, i cili nisi që nga kjo shkollë për të vazhduar mandej edhe nëpër shkolla të tjera të Luginës dhe më gjerë.
Mirëseardjhje poetëve të Karvanit u dëshiroi drejtoresha e kësaj shkolle, zonja Fitore Sahiti, e cila është shprehur se shkolla që e drejton ajo është e interesuar për aktivitete letrare dhe ka një bashkëpuinim të frytshëm me Shoqatën “Feniks”.
Bilall Maliqi, kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve “Feniks” (Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë), foli për rolin dhe rëndësinë e mbajtjes së orëve letrare dhe foli në pika të shkurtra edhe për Manifestimin mbarëkombëtar “Flaka e janarit”.
Në këtë orë letrare morën pjesë dhe lexuan këta poetë: Bilall Maliqi, Hyrije Jusufi, Avni Shaqiri, Marigona Fejzullahu, Valbona Hasani, Ramize Halimi, Besa Asllani, Elton Mehmeti dhe Maida Salihu.
Pati edhe recitime dhe lexime poezish nga nxënësit e kësaj shkolle.
Më pas kryetari i Shoqatës, Bilall Maliqi, ndau një mirënjohje për bashkëpunim shkollës fillore “Prof. Ibrahim Kelmendi” në Preshevë, të cilën ia dhuroi drejtoreshës së shkollës.
Vlen të theksohet se kjo orë letrare u organizua me kërkesë të drejtorisë së kësaj shkolle.