Takimi konsultativ në një natë dimri në Preshevë 1990 (Video)
Pas shumë takimeve, organizimeve dhe punës gjithëandej në Kosovë për një hapje të kontrolluar dhe menaxhuar mirë të pluralizmit politik në Kosovë, më në fund më 17.11.1990 vizitova edhe Preshevën, teritore tonat ato ku edhe atje kishte startuar sistemi shumë partiak dhe të nesermen e kësajë nate këtu, një delegacion politik Shqiptar po udhtonte drejtë Beogradit për të biseduar mbi fatin e shqiptarëve në këtë pluralizëm politik i cili po fillonte.
Është temë e gjatë, shumë e gjatë ta pershkruaj këtu edhe pse më programet e nismave të partive politike në Preshevë, sot në arkivin tim si programe origjinale ato, megjithëatë, unë tani nuk mund të thëm asgjë nga arkivi e as nga ditari i kësajë vizite që pata atje.
Këtu ndava vetëm një VIDEO insert nga bruto inqizimi i asaj nate ku kemi kaluar si më mirë tek Vëllau i z. Hamdi Hajdini në Fshatin Rahovicë dhe të nesermën, kemi vizituar zyrat e partive politike në Preshevë, mes tyre edhe të ,,Partisë Veprimit Demokratik” (PVD) atje.
Sot, shumë të quajtur veprimtar, gazetar e analist, pa i pergjithsuar ata ngase do gaboja, e kanë leht ta ladrojn kalin e patriotizmit tyre në kaq media të biznesit politik prapa të cilave si media, qendron vet politika e këtyre 20 viteve.
Unë tash sa kohë po vuaj për një ekipë të mirëfillt hulumtimi dhe zbardhjës së rrugës neper të cilën ka kaluar dhe po vatzdon populli, vendi, kombi ynë.
VIDEO insertët që po publikoj herë pas herë, nuk janë thelbi, por jan vetëm një dëshmi pa të cilat inqizime nuk mund bëjm histori.
Nuk thjeshtësohet historia e një populli në perkushtim, më rrudhje dhe mbledhje dhe takime nderkombëtare por duhet parë sakt se çfarë i shtyri të zhvillohën ato pa qare.
Kjo rrugë e mundimshme, mjerisht ende po vazhdon, ne në iligalizëm të pjesshëm po ashtu mjerisht ende jemi dhe synimet tona anesh nuk i lemi.
Ne, pa dyshim se do të ja dalim ngase jemi në rrugë të zotit dhe në të drejtën tonë, dhe nuk ka fuqi që na ndalon, ngase edhe shumica nderkombëtare, po ashtu për progrese politike janë, e pra ky është ideali që më miq nderkombëtar na bashkon.
Luzern 23.01.2021
Xun Çetta
VIDEO YuuTube: