Lajme

Ja çfarë duhet të dini nëse hyni në Zvicër nga 8 shkurti

Të gjithë udhëtarët, në momentin kur hipin në aeroplan duhet të tregojnë një test negativ PCR. Kompania ajrore përkatëse është përgjegjëse për kontrollin

A mund të hip në aeroplan pa pasur testin negativ? A më pret ndonjë gjobë në kufi? Pyetjet dhe përgjigjet më të rëndësishme.

Në vazhdim, rregullat e reja të hyrjes në Zvicër që i ka vendosur sot Këshilli Federal:

Kushdo që hyn në Zvicër, i ardhur nga një zonë ose shtet rreziku nga 8 shkurti duhet të tregojë një test negativ PCR, shkruan 20minuten.ch. Pas kësaj, nevojitet mbyllja në karantinën dhjetë-ditore. Por ajo mund të përfundojë pas shtatë ditësh nëse e bën testin negativ PCR ose “antigjen” me shpenzimet tuaja.

Por çfarë do të thotë kjo për udhëtarët në transportin ajror? Regjimi në këtë transport është më i rreptë: të gjithë udhëtarët, në momentin kur hipin në aeroplan duhet të tregojnë një test negativ PCR. Kompania ajrore përkatëse është përgjegjëse për kontrollin. Nëse nuk keni rezultat testi, ekuipazhi i fluturimit duhet t`ua refuzojë hyrjen në atë aeroplan.

Çfarë thotë kompania ajrore e Zvicrës “Swiss” për rregullat e reja? “Rregulloret e reja do të kenë një ndikim të madh në trafikun ajror zviceran”, thotë një zëdhënës i kompanisë. Por, deri në çfarë mase do të jetë ky ndikim, nuk mund të thuhet ende.

“Swiss” aktualisht po punon për t’u ofruar pasagjerëve një pasqyrë të qendrave të testimit në vendet, shtetet përkatëse. Po kështu Swiss aktualisht po analizon saktësisht se si do të kryhen kontrollet në avion.

Megjithatë, këtu ka edhe një lajm të mirë: nëse nuk mund të tregoni, gjegjësisht nuk keni rezultat testi negativ, fluturimi ose bileta e juaj nuk do të “digjet”. Pasagjerët, sipas “Swiss” kanë mundësinë ta shtyjnë fluturimin për një termnin tjetër, pa paguar dyfish.

Po si qëndron puna me ata që hyjnë në Zvicër në rrugën tokësore pa pasur një test negativ me vete? Nëse hyni në Zvicër me makinë ose autobus, pa test, duhet të bëni vetë testimin dhe karantinën menjëherë pas hyrjes, me shpenzimet tuaja.

Autoritetet kryejnë “kontrolle të bazuara në rrezikun e vlerësuar” në kufij, që domethënë nuk arrijnë të kontrollojnë të gjithë. Megjithatë, autoritetet raportojnë në kantone këdo që kapin. Ekziston rreziku i gjobitjes prej 200 frangash.

Related Articles

Back to top button