Mandrica, fshati i fundit shqiptar në Bullgari
Emri i fshatit Mandricë për shumëkënd mund të mos ketë ndonjë kuptim apo të ketë dëgjuar më parë për të. Por, ky fshat ka një histori shumë interesante dhe mbi të gjitha, është një fshat shqiptarësh të ndodhur në Bullgari, pranë kufirit me Greqinë. Sipas historianëve, fshati është themeluar në 1636 nga shqiptarë ortodoksë që kishin shërbyer në u shtrinë osmane, të cilët u lejua të i nstalohen në hapësirën e territorit i cili ndodhet fare pranë kufirit me Greqinë. Sa i përket prejardhjes së këtyre shqiptarëve, arkivat flasin se popullsitë e para të shqiptarëve erdhën nga zona e Korçës në shekullin e 18-të dhe të 19-të nga zona e Sulit të Epirit. Banorët ruajtën traditat e tyre, veshjet kombëtare dhe dialektin e tyre të veçantë të toskërishtes për shumë gjatë, ndërsa në kulmin e zhvillimit të vet, fshati numëronte rreth 3500 banorë.
Pas ndryshime të shumta gjatë luftërave ballkanike dhe vendosjes së fshatit në territorin bullgar, në 1913 u regjistrua një valë e madhe migracioni drejt Greqisë. Në ditën e sotme në fshat kanë mbetur rreth 75 banorë, kryesisht të moshuar, të cilët ruajnë ende identitetin e tyre kombëtar, ndërsa gjatë viteve të fundit janë regjistruar përpjekje për ta rivitalizuar fshatin. Por, për të rikthyer lavdinë e dikurshme, mbetet ende shumë punë për të bërë.