Lajme

Simboli aq i dashur kombëtar i plisit

Ai njihet me shumë emra sipas rajoneve të ndryshëm të territorit mbarëkombëtar: qeleshe, kësulë, qylah, qylaf, por emri më popullor është një, plisi. Ai nuk është vetëm një kapele, por një simbol i trashëguar i identitetit tonë, që se bashku me gjuhën dhe traditat tona, na dallon nga popujt e tjerë ballkanikë dhe nëpër botë.

Plisi, pavarësisht formave të ndryshëm, dhe i cili u emërtua kështu pasi krijohet prej leshit të deleve të bardha, u kthye ndër shekuj në një simbol krenarie kombëtare dhe gjatë viteve të fundit është ripromovuar si një simbol i dashur kombëtar.

Kështu, përtej përdorimit të përditshëm për mbrojtjen nga kushtet e ndryshme atmosferike, ky objekt i veçantë për shqiptarët, përbën një element i cili nuk duhet kurrsesi të vjetërohet nën trysninë e modernizmit komercial, pasi në fund të fundit, është një shprehje e dallueshmërisë së popullit tonë autokton dhe një garanci i ruajtjes së këtij identiteti të veçantë.

Related Articles

Back to top button