Gjysmë milion doza të vaksinës kineze kanë mbërritur në Sërbi
Beograd – 500,000 doza të tjera të vaksinës kineze “Sinofarm” mbërritën sonte në Serbi.
Siç u njoftua nga Presidenti Aleksandar Vuçiq dje u siguruan edhe 88,000 doza të tjera të vaksinës Pfizer të cilat do të mbërrin në 15 dhe 22 Shkurt, 42,000 në rastin e parë dhe 46,000 në rastin e dytë.
Deri më 20 shkurt, 125,000-150,000 vaksina AstraZenek do të mbërrijnë në Serbi, për të cilën është nënshkruar një kontratë, deklaroi Vuçiq dhe kujtoi se një shtesë prej 50,000 e dozës së parë të vaksinës ruse tashmë ka mbërritur në Serbi, ndërsa doza të tjera do të mbërrijnë në 15 ditë e ardhshme.
“Deri në fund të Shkurtit, ne do të kemi gjithsej dy milion doza të vaksinave, të cilat do të përdoren për të vaksinuar miliona qytetarë,” theksoi Vuçiç, duke shtuar se kjo flet për punën dhe përpjekjen e madhe të të gjithë atyre që morën pjesë në atë procesi.